Ministria e Brendshme e Serbisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Beograd. Bëhet me dije se nga të shtënat me armë të ndodhura në ambientin e shkollës nga një 14-vjeçar kanë humbur jetën 8 nxënës dhe roja i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, dhe janë të plagosur 6 të tjerë dhe mësuesi i historisë. Të plagosurit ndodhen në Tiršova, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.
Sakaq, është vënë në pranga edhe adoleshenti që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë. Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.