Ministria e Arsimit ka propozuar shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku humbën jetën 9 nxënës dhe roja i shkollës. Blic.rs raporton se rezultati i mbikëqyrjes dhe inspektimit të shkollës është propozimi për shkarkimin e drejtoreshës Snezhana Knezheviç dhe formimin e një organi të përkohshëm drejtues për këtë shkollë.
Procesverbali urdhëron gjithashtu zbatimin e procedimit disiplinor ndaj pedagogut dhe psikologut të shkollës, i cili gjithashtu do të pezullohet nga detyra.
Çfarë ndodhi në Vraçar?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 10 persona, duke përfshirë rojën dhe 9 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur mbetën dhe 5 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. 14-vjeçari dhe babai i tij janë arrestuar nga policia.