Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Ramis Mici, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.
Avokati i caktuar nga shteti kërkoi analizimin e gjendjes së tij mendore dhe ekspertizën me thikës me të cilën u krye vrasja, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.
Mësohet se në sallën e gjyqit ai është shprehur se “nuk mban mend ditën e lindjes”. Ndër të tjera mësohet se 37-vjeçari ka pranuar se ka qenë i dënuar më parë për “dhunë në familje”.