Mediat italiane raportojnë se 42-vjeçari goditi disa herë me thikë në fytyrë dhe trup gruan e tij 24-vjeçare pasi kjo e fundit refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Mësohet se gruaja mori plagë në fytyrë, në vesh, në duar por dhe në pjesët e tjera të trupit, ndërkohë që iu nënshtrua një operacioni që zgjati disa orë. Pas arrestimit, 42-vjeçari, i cili nuk e mohoi ngjarjen, u dërgua në komisariatin në Andria, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje dhe deformim të pamjes përmes lëndimeve të përhershme.

/Priza.al/