Bulent Bakir, 25 vjeç dhe Daige Ramsey, 23 vjeç, janë dy personat e akuzuar nga autoritetet në Londër për vrasjen e shqiptarit Olsi Kuka.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ato janë arrestuar ditën e dielë së bashku me një vajzë 24-vjeçare, e cila mësohet është lënë në liri me kusht.
Olsi Kuka, i cili jetonte në Barnet, në veri të Londrës u vra më 11 Maj. Ai u gjet nga policia në apartamentin ku jetonte i masakruar me thikë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Dy personat e akuzuar për vrasjen e të riut shqiptar pritet të dalin para gjykatës këtë të martë.
Sakaq, motivet e ngjarjes mbeten të panjohura, ndërsa hetuesit mësohet se kanë apeluar për këdo që ka informacion të kontaktojë autoritetet.