Masat anti-covid/ Tensionohet situata në Belgjikë, protestuesit shkatërrojnë qindra makina

Masat anti-covid në Bruksel kanë shkaktuar zemërime të mëdha tek qytetarët, saqë kanë organizuar protesta duke ndezur zjarre në rrugët e kryeqytetit.

Raportohet se mes forcave të policisë dhe protestueve ka patur konfrontime dhe janë arrestuar 40 persona.

Gjithashtu protetuesit shkatërruan disa makina dhe u vunë flakën disa koshave të mbeturinave.

Belgjika ka vendosur hyrjen e qytetarëve në bare, lokale, vende pune, etj. me çertifikatë të vaksinimit.

Javën e fundit, disa prej kryeqyteteve europiane u përfshinë nga protesta kundër masave kufizuese anti-COVID në Holandë, Itali dhe Austri.

/Burimi: News Observer/ Përshtati në shqip: Priza.al//

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *