Mashtrimet me ‘Call Center’, arrestohen 28 persona/ Kompania në emër të një izraeliti

Raportohet për 28 persona të arrestuar në lidhje me mashtrimet e kompanive Call Center. Kompania ku u arrestuan persona është në emër të një izraeliti. Operacioni k a nisur qe prej dites se djeshme.

Pak muaj me pare  BE dha alarmin se call center-at në Shqipëri po zhvatin qytetarët e tyre.

Prokuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letrërporositë e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center-at në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.

SKEMA E MASHTRIMEVE

Me anë të mashtrimit punonjësit e trajnuar u kërkojnë qytetarëve të shumtë të vendeve të huaja të investojnë me para,por jo vetëm, në tregjet ndërkombëtare për t’i shumfishuar më pas investimet e tyre. Gjë që në realitet nuk ndodh.

Qytetareve fillimisht u kërkohet të depozitojnë shuma të vogla duke filluar nga 250 euro. Për t’i futur me kapitale më të mëdha në lojë , fillimisht pas investimit të parë ua kthejnë paret të shumfishura. Në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken. Moskthimin e investimit të klientit call center-at ia faturojnë lëvizjeve në bursë që siç vetë e quajnë ” është njësoj si të luash bixhoz”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *