Mashtrimi me ‘Call-Center’/ Kush është Rafale Genish, izraeliti që drejtonte rrjetin!

Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e arrestit me burg për izraelitin Refael Genish dhe ekspertin e IT-së, Eljon Firani, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik me “Call Center”.

Në arrest shtëpie mbeten 15 operatorë “senior” dhe “junior”, ndërsa 16 operatorë junior do të hetohen nën masën e detyrimit për paraqitje. 15 nga operatorët “junior”, kishin nisur punën muajin e fundit dhe ishin të pasiguruar. Sipas Prokurorisë, operatorët “junior” kontaktonin shtetasit e huaj dhe u prezantonin faqen ku duhet të investonin.

Në momentin që i huaji bindej, ata ia kalonin telefonatën operatorit “senior”. Ky e binde viktimën të investonte fillimisht 500 euro dhe fillimisht i jepte përqindjen e fitimit.

Telefonatat vijonin dhe në momentin që operatori “senior”, e binte viktimën të investonte shuma të mëdha, atëherë llogaria e të mashtruarit në platformë zhdukej. Në ambientet e “Call Center”-it ku u ndërhy, Prokuroria ka sekuestruar 51 mijë lista me nga 34 emra personash secili.

DOSJA

Në dosjen hetimore, që lidhet me mashtrimin e qindra qytetarëve nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, përmes “Call Center”-ëve në Shqipëri, thuhej se nga shërbimet partnere janë duke u kryer hetime lidhur me veprën penale të mashtrimit kompjuterik, për arsye përfitimi, ku dëmi i shkaktuar qytetarëve kap shifrën e disa mijëra eurove.

Sapo viktima regjistrohej ne platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numër telefoni, autorët e kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijonin një bazë besimi me klientin e pretenduar.

Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi i pretenduar i faqes se investimeve do të realizojë një fitim të madh me investigimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara.

“Ky premtim i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë”, thuhet në dosje. Në kuadër të hetimit të nisur në shtator të 2021, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e 35 personave, mes tyre dhe administratorin e subjektit “RG Capital” shtetasin izraelit, Refael Genish.

Ndërkohë, që 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Prokuroria, ndërkohë, po kryen hetime edhe për disa “Call Center” të tjera, pasi ka dyshime se mashtrojnë qytetarë shqiptarë dhe të huaj.

OPERACIONI

Rrjeti i “Call Center”-ëve që operonte në Shqipëri e kryesisht në Tiranë ishte bërë pjesë e një skeme mashtrimi në shumë vende të Europës, ku “pre” kanë rënë të paktën 2 milionë qytetarë evropianë. Atyre i është kërkuar që të investojnë në bursë e teksa kanë kryer këtë veprim, paratë janë zhdukur.

Denoncimet kanë qenë të shumta, si nga autoritetet ndërkombëtare, por edhe nga qytetarët shqiptarë të cilët janë prekur nga ky mashtrim. Lidhur me këtë rast, dolën në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, të cilët dhanë detaje të operacionit ditën e premte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

123 pajisje kompjuterike

60 pajisje të telefonisë së lëvizshme

3 laptop

2 USB

karta të bardha të ngjashme me ato të bankave

një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *