Basha del ‘blof’! Mashtrimi i hapur për numrin e delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Bashës

Kryetar i Komisionit që ndjek punimet e Kuvendit të 18 Dhjetorit, Jemin Gjana teksa ka marrë fjalën ditën e sotme ka deklaruar se të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve janë 5004 delagatë.

Gjana e ka konfirmuar këtë lajm në bazë të  të dhënave që disponon, e sipas tij ky kuvend ka shumicën e delegatëve.

“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delgatëve, sekretariati më ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi Kombëtar ka gjithsej 7646 anëtarë, nga të cilët sipas prezencës së nënshkruar prej secilit të delegatëve janë të pranishëm në kuvendin e datës 18 Dhjetor kanë qenë 5004 delagatë. Nuk janë numra, por emra, firma, identitete”, tha Gjana.

Por sipas raportimeve që janë bërë ditën e sotme salla ku është duke u zhvilluar Kuvendi Kombëtarë i Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve ka një kapacitet prej 2 mijë personash.

Por si ka mundësi të jenë 5004 delegatë kur salla e kongreseve mban 2000 mijë  persona dhe çudia e këtij kuvendi është se vetë PD e Bashës tha që kanë firmosur 4.935 delegatë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *