Mashtrimi me vlerë 2 miliardë dollarë/ Artan Hoxha: “FBI-ja shqiptare” në kërkim të milionerit turk në Tiranë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje sa i takon 27-vjeçarit turk Faruk Fatih Ozer, i cili po fshihet në Shqipëri, pasi kërkohet nga autoritetet e Turqisë për mashtrim. Për kapjen e tij është vënë në lëvizje edhe BKH-ja, agjentët e të cilës e kanë si detyrën e tyre të parë. Policia shqiptare vijon të jetë në kërkim të milionerit turk më të kërkuar aktualisht në botë, pronarin e monedhës virtuale “Thodex”, Faruk Fatih Ozer, i cili u arratis nga vendi në 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë. Gazetari Artan Hoxha, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ka zbuluar se Faruk Fatih Ozer ndodhet ende në Shqipëri.

Ai ka thënë më tej se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Ozer në Shqipëri. Më tej gazetari është shprehur se në kërkim të turkut është vënë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, apo e njohur ndryshe si “FBI shqiptare”.

Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia, duke mashtruar mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për 2 miliardë dollarë të investuara në këtë monedhë, të cilat Faruk Fatih Ozer i përvetësoi pas arratisë. Autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet, apo shoqërimet e kryera për llogari të turqve.

“Ky ka krijuar një monedhë të vetën virtuale. Ka thithur gati 400 mijë klientë. Ai bashkë me një pajisje që ka të dhënat. Ai ka prerë biletë nga një kompani shqiptare dhe nga Stambolli ka ardhur këtu.

Personi që ka dalë në skenë në Shqipëri deri më tani është thjesht një person që ka bërë lëvizjen. Ai ka pasur 7 baza. Ka ndryshuar shpesh vendndodhjet.

Është një tip që nuk lëviz shumë se nëse strehohet në një bazë të mirë nuk del. Është akoma në Shqipëri. Ka shkuar në Durrës dhe në Vlorë. Ka info tjetër për në Tiranë.

Po kërkojnë edhe turqit që janë 4 në Shqipëri dhe është përfshirë edhe BKH. Apo “FBI shqiptare”. Bashkë me njësitë e tjera në ndihmën e turqve. Byroja federale e Turqisë. Ai nuk është një personazh që ekspozohet, ai mund të humb midis turmës. Shqipëria ka pak pika kalimi kufitar, por brenda Shqipërisë është shumë e vështirë. Është një mashtrim 2 miliardë dollarë”, ka thënë Artan Hoxha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *