Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë gjatë ditës së sotme masat për të arrestuarit lidhur me mashtrimet në “Call Centera”.
Ndaj Adrian Korriku, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg.
Ndërsa për Iris Pucën u vendos masa e arrestit shtëpiak. Edhe pse operacioni u ndërmor në bashkëpunim me Eurojust, ku u kontrolluan 15 “Call Center-a”, 6 prej të cilave në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1 Maqedoninë e Veriut, në pranga përfunduan vetëm 4 persona. Me qëllim ekstradimi u arrestuan edhe Bernardo Saraçaj e Erindi Pysqyl.
Sipas SPAK këto shtetas shkaktonin një dëm prej gati 50 mln euro në tre muaj shtetasve spanjollë që mashtronin. Por, pavarësisht operacionit të gjerë ku u përfshi dhe strukturat e huaja, sërish nuk u sekuestrua asnjë shumë parash.