Mashtroi dhe zhvati familjarët e pacientëve me Covid, Prokuroria dërgon për gjykim Tire Alldervishin

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi. Për gjykim janë dërguar edhe infermierët e të tjera të këtij spitali, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit.

Alldervishi, e cila ishte sanitare në spitalin COVID 2, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.

Sanitarja Tire Alldervishi u lirua nga burgu dhe u dënua me masën e arrestit shtëpiak, ndërsa kishte kërkuar edhe zbutjen e kësaj mase të ndërmarrë, kërkesë e cila iu refuzua.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *