Një 62-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Patosit, pasi është kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij për mashtrim.
U mësua se i proceduari, e ka mashtruar për blerjen e një garazhi me vlerë 4000 euro dhe nuk ia ka dhënë objektin, personit që bëri kallëzimin në polici.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. G., 62 vjeç, banues në Patos, pasi kallëzon shtetasi H. L. se 62-vjeçari e ka mashtruar për blerjen e një garazhi me vlerë 4000 euro dhe nuk ia ka dhënë objektin.