Mediat polake kanë raportuar se një tregtar armësh dhe aparatesh aspiratore, ka ndërruar jetë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Andrzej Izdebski, trupi i të cilit është gjetur i pajetë një muaj më parë në Tiranë.
Informacioni i parë jozyrtar për vdekjen e Andrzej Izdebski u shfaq më 19 korrik . Portali TVN24 bën me dije se në Tiranë është lëshuar një certifikatë vdekjeje për një mashkull. Më pas u raportua se trupi i Andrzej I. nuk ishte transportuar ende në Poloni.
Fakti i vdekjes është konfirmuar sipas “Fakt” përmes burimeve në Shqipëri dhe Europol.
Në atë kohë policia e Tiranës informoi se një shtetas polak ishte gjetur pa shenja jetë në një banesë që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”, duke mos e identifikuar viktimën, por duke dhënë vetëm inicialet e polakut.
“Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftonin autoritetet policore.
Skandali me respiratorët
Mediat polake raportojnë se Izdebski u largua nga Polonia në fund të vitit 2020. Një vit më parë, u zbulua se Ministria e Shëndetësisë kishte blerë mbi një mijë respiratorë, duke shpenzuar 200 milionë PLN(rreth 42 milion euro).
Gjithçka ndodhi kur ministria drejtohej nga Łukasz Szumoëski, dhe Janusz Cieszyński, atëherë zëvendësministër i shëndetësisë, ishte përgjegjës për nënshkrimin e kontratës.
Skandali shpërtheu kur rezultoi se respiratorët ishin blerë nga kompania E&K , e cila drejtohej ndër të tjera nga një tregtar armësh dhe departamenti mori në dorëzim vetëm 200 nga 1241 respiratorë të porositur.
Për më tepër, rezultoi se pajisjet nuk kishin dokumentacionin e duhur, megjithëse 154 milionë PLN (rreth 32.6 mijë euro) kishin kaluar tashëm në llogarinë e tregtarit.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se ministria ka rikuperuar gjysmën e shumës që kishte paguar në atë kohë.
Pas skandalit, Izdebski nuk u ndalua të largohej nga vendi çka bëri që ai të zhdukej, për tu marrë vesh më vonë që kishte përfunduar në Shqipëri.
“Zyra e Doganave dhe Taksave të Lublinit, me të cilën po hetojmë, ka vërtetuar se i dyshuari është larguar nga Polonia me rrugë ajrore në dhjetor 2020 dhe pas kësaj kohe nuk ka asnjë gjurmë të hyrjes së tij në vend”, tha prokurori Bartosz Ëójcik.
Për të u lëshua urdhër arresti vetëm më 21 mars 2022, ndërsa për më shumë se një vit ai ishte në gjendje të udhëtonte lirshëm nëpër botë dhe të bënte biznes.