‘Mashtronin prej vitesh europianët’/ Policia jep detaje nga goditja e ‘Call Center-ve’. Kryeprokurorja e Tiranës flet edhe për skandalin e pagave

Policia ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me operacionin e koduar “Komunikimi”, ku në pranga ranë 35 shtetas, mes tyre edhe pronari i “Call Centerit”, shtetasi izraelit, Rafael Genish.

Policia njoftoi se, hetimet kanë qenë disa mujore dhe shkak për nisjen e tyre janë bërë denoncime nga autoritetet e huaja.

Dyshohet se këta persona, ishin bërë pjesë e skemës së mashtrimit dhe i zhvatnin paratë e mbi 2 mln personave në të gjithë Evropën. Sakaq, policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar laptopë, karta, usb dhe një dozë e vogël kanabis.

“Nga informacionet e marra, njësia C për hetimin e krimeve kompjuterike, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Komunikimi’.

Njësia e krimeve kibernetike në bazë të informacioneve të marra ka nisur hetimet me Rrethin Gjyqësor Tiranë në fushën e mashtrimeve kompjuterike që kishte të bënte për mashtrimin e shtesave të huaj.

Nga hetimet e kryera, prej disa viresh një subjekt ushtronte aktivitetin e tij jashtë Republikës së Shqipërisë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e këtij subjekti dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë subjekt.

Nga ndërhyrja e bërë, e mbështetur edhe nga struktura të tjera në drejtorinë kriminale, u realizua operacioni policor komunikimi.

Ku u kontrolluan disa ambiente. U arrestua në flagrancë 35 shtetas, mes tyre 1 shtetas i huaj, Rafael Genish. Ky person është organizatori i kësaj skeme mashtrimi.

Screenshot 23

Janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. janë sekuestruar 3 laptopë, 2 laptopë karta të bardha të ngjashme me të bankave dhe një sasi e vogël kanabis. Personat e kontaktuar nga kjo skemë janë mbi 2 mln dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë”,- tha Policia.

Nga ana tjetër, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeri tha se, janë sekuestruar materiale që i vlejnë hetimit.

“Prokuroria në bashkëpunim me policinë në konkludim të hetimeve disa mujore, ka arritur të konkludojë duke zbuluar një skemë mashtrimi kompjuterik, ku shtetas të ndryshëm janë të dëmtuar, një numër i madh. janë sekuestruar prova materiale të cilat do t’i vlejnë hetimit”,- tha Imeri.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, tha ndërkohë se prokuroria po kryen të gjitha hetimet për çështjen e skandalit të publikimit të pagave dhe se, do ketë dhe autorë.

Imeraj deklaroi se, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor, brenda një kuadrati të lejuar nga ligji.

“Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji.

Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete.

Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”,- deklaroi ajo.

Imeraj theksoi se, për këtë çështje do të ketë një konferencë tjetër me zbulimin e autorëve.

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale tha se “ne jemi përfshirë në grupin hetimor bashkë me prokurorinë e Tiranës dhe jemi duke kryer veprimet e nevojshme. Është një grup i posaçëm hetimor që po merret me këtë çështje”.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *