Arrestohet nga Policia e Tiranës Luli Makashi, gruaja që mashtronte shqiptarët duke u marrë miliona lekë për një vizë kanadeze. Arrestimi ka ndodhur në aeroportin e Rinasit ku gruaja sapo ishte kthyer nga Kanadaj së bashku me vajzën e saj Adelia Makashi.
Ata kishin shkruar në Kanada për të sqaruar se përse ishin refuzuar vizat e punës për shumë nga klientët e agjencisë së tyre. Të paktën kështu tha i arrestuari i parë, Klevis Rreshka. Por sipas Policisë, mësohet se nënë e bijë kishin dijeni se ishin në kërkim dhe u njoftuan që të ktheheshin nga Kanadaja në Tiranë.
Ato, sapo kanë shkelur në aeroportin e Rinasit, janë arrestuar nga Policia menjëherë. Janë më shumë se 30 qytetarë që kanë denoncuar agjencinë e tyre për mashtrim me vizat në Kanada.
Policia thotë se ka bashkëpunuar me autoritetet kanadaze për kthimin e dy të kërkuarve. Në këtë mënyrë, autoritetet kanadeze ua anuluan vizën Luli dhe Adelia Makashit.
Sipas Prokurorisë, Luli Makashi me të bijën e saj, Adelën, u akuzuan se kanë mashtruar 360 shqiptarë të cilët kanë paguar rreth 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.
Policia e Tiranës njoftoi se ndalimi i saj u bë këtë të enjte nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
“U bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasen Luli Makashi, 57 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë”, tha Policia.
Makashi u arrestua edhe në vitin 2016, në aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga Kanadaja me të bijën.
PJESE NGA DOSJA HETIMORE E PROKURORISE
Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore të pandehurën Lule Makashi është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit.
Për çdo aplikant plotësohej një kontartë shërbimi në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës.
Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë. Nga praktikat e ardhura nga banka lidhur me gjendjen e llogarisë rezulton se nga kjo llogari janë kryer tërheqiet e lekëve nga punonjës të ndryshëm pranë shoqërisë. Pavaresisht faktit se shërbimi për të cilin ishte lidhur kontrata nuk ofrohej aplikantëve nuk u kthehej vlera monetare e paguar, sipas parashikimeve në kontratë.
Në shumë raste aplikantët paguanin për një shërbim dhe ai shërbim nuk ofrohej duke u propozuar aplikimin për një shërbim tjetër (përshembull nga vizë punësimi në vizë studimi, ose anasjelltas) duke mos iu ofruar përfundimisht asnjë lloj shërbimi dhe duke mos iu kthyer asnjë lloj pagese e kryer.
Kush u mashtrua
Rreth 204 shtetas kanë paraqitur kallëzimin përkatës pasi kanë aplikuar në këtë shoqëri, duke dorëzuar deri në disa mijëra euro pë t’u pajisur me një vizë punësimi,ose shkollimi në shtete të ndryshme si Kanda, Danimarkë, Australi, Spanjë, etj, por ata nuk janë pajisur me vizë dhe paratë nuk u janë kthyer.
Në këtë veprimtari të kundraligjshme e pandehura Lule Makashi ndihmohej nga Adeila Makashi, e cila ka patur detyrën e koordinimit dhe mbajtjes së lidhjes me pratnerët e huaj me të cilët pretendojnë se kanë lidhur marrëveshje shërbimi.
Punonjësit e tjerë të shoqërisë kanë patur detyra ndihmëse të cilat konsistonin vetëm në përgatitjen e dokumentave, mbajtjen e kontakteve apo komunikimin me aplikantët.
Ky aktivitet i kundërligjshëm ka vazhduar deri në muajin Prill 2016, kohë në të cilën e pandehura L.M ia ka shitur shoqërinë një shtetasi me të gjitha të drejtat dhe detyrimet dhe bashkë me A.M janë larguar nga Shqipëria.
Ky veprim tregon qartë faktin e shmangies nga të gjitha detyrimet financiare, dhe qëllimin që shumat e përfituara nga aplikantët të mos i kthenin më. Sa më sipër, ka rezultuar tërësisht e provuar se të pandehurat kanë konsumuar elementët e veprës penale për të cilat janë akuzuar.
Për këtë arsye Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur nene e bije dhe shoqërinë “ “ANDE-LM” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
/Priza.al/