“Mashtrues”/ Balla largohet nga emisioni kur përballet me Flamur Nokën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa po fliste për paratë ruse për të cilat akuzohet PD-ja, braktisi lidhjen direkte nga emisioni “Top Story” pas ndërhyrjes së deputeti demokrat, Flamur Noka.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se Putini ka paguar para për të minuar demokracinë në shumë vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ndërsa Noka ndërhyri dhe e quajti atë mashtrues.

Pas largimit të Ballës, Noka tha se ai nuk donte të përballej me të vërtetën, njëjtë si kryeministri Edi Rama në Kuvend ditën e sotme.

Pjesë nga debati:

Taulant Balla: Partitë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi apo vende të tjera janë përfituese e një fondi 300 mln dollarë që Klemini ka shpërndarë për parti të caktuara në përpjekje për minimin e demokracisë. Më lejoni të bëj konkluzionin. Kemi Putinin në një krahë që ka paguar para për të minuar demokracitë në vendet si Shqipëria, ndërkohë që kemi këtu Sali Berishën i shpallur Non-Grata nga SHBA pikërisht për minimin e demokracisë. I ke në gjumë këta (opozitën).

Flamur Noka: E ndoqa nga fillimi deri në fund. Në politikë të jesh mashtrues, të gënjesh nga mëngjesi në darkë…

Balla: Zonja Duma unë nuk marr pjesë në debat me ata që shkojnë mbrapa…më duhet të kthehem në sallën e Kuvendit për të vijuar punën. Personi duhet të jetë në gjumë. Mirupafshim!

Noka: Ikën ai. E di pse iku ai, se gënjeu dhe tani do përballet me të vërtetën. A e patë ju sot si erdhi Edi Rama pas një muaji presioni nga ana e opozitës. Erdhi dhe çfarë. Do jepte përgjigje, do zhvillonte seancën me debat, po kur qënka kaq i pafajshëm pse ishte sot i zverdhur me hije vdekje dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetje që kishim bërë në deputetët e opozitës?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *