Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i ka bërë thirrje studentëve që të regjistrohen në degën për master profesional ‘Restaurim’.
Margariti në ‘Facebook’ shkruan se vendi ka nevojë për profesionistë në fushën e restaurimit, ku thekson se aplikimet do të jenë të hapura deri më 18 tetor.
Sakaq në dispozicion do të jenë në total 35 kuota.