Më shumë se 40 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi si pjesëmarrës në programin televiziv të gatimit “ MasterChef ”në Spanjë. Producenti i programit ka kërkuar falje publike, pasi u transmetua episodi i papublikuar më parë.
Zyrtarët shëndetësorë në Valencia konfirmuan për mediat lokale se 44 darkues të ftuar në një regjistrim të programit MasterChef më 19 janar pësuan helmim nga ushqimi. Episodi u transmetua në fillim të kësaj jave. Simptomat përfshijnë të vjella dhe diarre.
MasterChef është një emision i njohur gatimi televiziv me realitete i transmetuar në disa vende ku garuesit bëjnë një sërë pjatash, të cilat vlerësohen nga ekspertë.Raportet u shfaqën fillimisht në Twitter, ku një grua raportoi se ajo ishte një nga shumë njerëz që ishin sëmurë pasi shijuan ushqimin e shërbyer jashtë një akuariumi në Valencia për stafin si pjesë e programit.
Sidoqoftë, zyrtarët nuk ishin në gjendje të gjenin burimin e infeksionit për shkak të kohës që kishte kaluar nga ngjarja që do të thotë se nuk kishte mbetur ushqim për t’u testuar.
Producenti i programit, u kërkoi falje të prekurve ku tha se ky është një rast absolutisht i jashtëzakonshëm në këto 11 vite MasterChef në Spanjë, një program ku është prioritet absolut garantimi i kujdesit ushqyes të njerëzve të përfshirë.