Forcat xheniere realizuan një shpërthim të kontrolluar në automjetin e Edmond Pashës në Mat, pasi dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur dy ditë më parë.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për momentin po marrin në pyetje disa persona të shoqëruar.
Po ashtu, po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonën përreth, për të ndihmuar në zbardhjen e motivit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.