Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka bërë publike datat e provimeve të maturës shtetërore 2023, ende pa hyrë viti. Ministrja Evis Kushi ka bërë publike datat nga një takim që kishte ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 Qershor, ndërsa i fundit më 19 Qershor.
LISTA:
– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj
– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– 13 qershor, Matematikë
– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje
Ndërsa, në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.