Në një kohë që maturantët janë ende duke dhënë provimin e Matematikës për maturën, duket se teza “ka rrjedhur” edhe pse nuk lejohen celularët gjatë zhvillimit të testit.
Ndërkohë maturantët pritet të përfundojnë provimin e tyre pas disa orësh.
Kjo nuk është hera e parë që tezat e provimeve dalin para kohe, fenomen për të cilin ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë se nuk ndikon aspak në rezultatin përfundimtar.