Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtrohen paraditen e sotme provimit të parë të Maturës Shtetërore, për gjuhën e huaj.
Por, ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e mëparshme eza e provimit të anglishtes ka dalë 30 minuta pas nisjes së provimit.
Provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.