Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e maturantëve duke i shprehur edhe mbështetje të plotë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan “Maturantet nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndrrave më të bukura rinore.
Statusi i plotë:
Nesër, në ora 10:00, maturantet nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndrrave më të bukura rinore!
Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë! sb