Një grup maturantësh kanë protestuat përpara Ministrisë së Arsimit në lidhje me provimin e lëndës me zgjedhje. Maturantët që kanë zgjedhur lëndët e Biologji apo dhe Fizikë, deklaruan për mediat se pyetjet që u ranë në tezë ishin jashtë programit.
Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit që të përsërisin testin për këto dy lëndë.
“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë çka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës.”, tha një maturante.
Ditën e djeshme u zhvillua provimi i fundit i Maturës Shtetërore, lënda me zgjedhje.