Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku tha se qeveria ka miratuar sot rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit vendor.
Mazniku tha se pagat e pushtetit vendor do të unifikohen.
“Unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave dhe vjetërsisë së punës së punonjësve të bashkisë, e unifikojmë atë si llogaritet vjetërsia e punës edhe në administratën shtetërore. Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë të marrë një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë”, deklaroi Mazniku.
Gjithashtu Mazniku tha se një element tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara.