Këtë të martë opozita dhe mazhoraca do të ulen së bashku në një tryezë, pasi do të mbahen dy komisionet hetimore, ai në Shëndetësi dhe për sistemin TIMS.
Mësohet se komisioni për koncesionet në Shëndetësi, sterilizimin dhe check up do të nisë në orën 10:00, ku Rithemelimi ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa komisioni për TIMS do të nisë në orën 15:00 dhe do të drejtohet nga deputeti Ervin Salinaji. Pritet që në këtë mbledhje të deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe do të miratohet një plan i qartë pune.
Kujtojmë se këto dy komisionet u ngritën pas marrëveshjes Rithemelimi-PS, pas aksionit opozitar për më shumë se tre muaj