Ditën e sotme një 28-vjeçar ndërroi jetë në Tiranë si pasojë e rënies në mënyrë aksidentale nga hoteli ku po qëndronte.
Është bërë me dije se vendi ku humbi jetën Ajdin Mustafi ishte hoteli Rogner, i cili ndodhet në qendër të Tiranës dhe supozohet të jetë një ndër më të mirët në kryeqytet.
Siç duket dhe nga imazhet e siguruara nga “BalkanWeb”, ngjarja ka ndodhur në ballkonin e një dhome në katin e pestë të hotelit por për shkak se kangjellat ishin të amortizuara, sapo i riu është mbështetur, ka rënë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ndonëse ngjarja është konsideruar aksidentale, policia po heton për zbardhjen e plotë, pasi nga ana e stafit nuk ishte marrë asnjë masë paralajmërimi apo rregullimi, duke sjellë vdekjen e një të riu.
/Burimi: BalkanWeb/ Priza.al/