Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të takohen sot në Bruksel për një raund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.
Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.
Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit të kaluar.
Kurti ka këmbëngulur në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Vuçiç ka refuzuar.