Ditën e sotme mbahet mbledhja e parë mes Shqipërisë dhe Kosovës, pas krijimit të kabineteve qeveritare si rezultat i zgjedhjeve.
Mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në Elbasan, ndërkohë që ditën e djeshme është bërë zbardhja e axhendës së këtij takimi. Mbledhja pritet të fillojë rreth orës 10:00 ku si fillim do të takohet Kurti me Ramën.
Po ashtu, është parashikuar që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy kryeministrat.
AXHENDA
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)
12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)
Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.
/Priza.al/