Mbrëmjen e dijshme ‘Vëllai i Madh’ e surprizoi Donaldin duke i dhënë mundësinë që të takonte vëllain e tij të vogël, Marion.
Donaldi rrëfeu se duke qenë se Mario është vëllai i vogël, ata kanë një marrëdhënie mjaft speciale me të.
Në momentin e parë që u takuan ata mbetën pa fjalë dhe shpërthyen në lot. Mirëpo në një moment u duk se Mario i pëshpëriti diçka në vesh Donaldit.
Të dy u ndjenë shumë mirë dhe në fund të takimit, Mario i kujtoi Donadlit premtimin që i kishte dhënë nënës së tyre.
“Pres që të fikësh dritat në fund!”, i tha Mario teksa po largohej.
/Priza.al/