Mbaje kokën lart, komandant Cali

“Atdheun nuk mund ta marrësh me vete nën shollët e këpucëve”

Zhorzh – Zhak Danton

 

Nuk kam shumë ditë që jam kthyer nga Drenica e Pashës. Zi ka në çdo shtëpi, mëhallë, fshat e qytet. Janë qindra dhe mijëra të vrarë e të zhdukur. Nuk ka asnjë lajm për rrëmbimin e profesor Ukshin Hotit qysh në 16 maj të vitit 1999. Ndalem tek luftëtari Salih Mustafa. Lufta e tij është e drejtë. Nuk ka bërë asnjë krim. Vetëm ka luftuar për çlirimin e Kosovës. Dhe në Hagë për fat të keq e dënojnë…

 

 

Sefer Pasha

Një lajm me fuqinë e një cikloni më tronditi. Një nga luftëtarët e UÇK -së që ndodhet në Hagë Salih Mustafa, që njihej në luftë si komandant Cali, u dënua me 26 vjet burg. Ky është një lajm i llahtarshëm i thashë vetes. Dikur në rininë time kur lexova për herë të parë tregimin “Ç’lajme ke nga atdheu” të Ernest Heminguejt, i rrudha vetullat. Një titull prozaik mërmërita. Por vitet rrodhën. Sistemet ndryshuan. Qysh në luftën e Kosovës unë u kthjellova. Heminguej kishte të drejtë. Atdheu ndryshe nga vitet e socializmit sot për shqiptarin merr një përfytyrim tjetër. Lajmet për atdhenë janë për njerëzit dhurata më e çmuar.

Haberin për dënimin e Komandant Calit ma dha në celular kunata, Gentjana. Ajo me vëllain, Luanin,  banojnë në Çikago. Vetë Gentjana është nga Prizreni. Këtë lajm ajo e kishte dëgjuar tek “Zëri i Amerikës”. Lajmi kishte qenë i egër. Salih Mustafa është një nga dragojt e UÇK -së. Fillimisht lajmi mu duk i pabesushëm. Por mjerisht ai ishte i vërtetë. E pyeta veten: -Kush është “arbitri’ pas gjyqeve në Hagë? Natyrisht që janë serbët. Është Aleksandër Vuçiç. Po ku mpleksen fijet nën rrogoz?  Cili është “regjizori”? Deri ku kanë mbrritur rusët me skenarët enigmatik? Pse si në Shqipëri dhe në Kosovë nuk jemi në gjendje t’i marrim në mbrojtje komandantët e UÇK – së që nga Hashim Thaçi e deri tek Salih Mustafa që u dënua 26 vjet?

Nuk kam shumë ditë që jam kthyer nga Drenica e Pashës. Zi ka në çdo shtëpi, mëhallë, fshat e qytet. Janë qindra dhe mijëra të vrarë e të zhdukur. Nuk ka asnjë lajm për rrëmbimin e profesor Ukshin Hotit qysh në 16 maj të vitit 1999. Ndalem tek luftëtari Salih Mustafa. Lufta e tij është e drejtë. Nuk ka bërë asnjë krim. Vetëm ka luftuar për çlirimin e Kosovës. Dhe në Hagë për fat të keq e dënojnë. Po a i njohin gjyqtarët e Hagës krimet e Millosheviçit? Ja disa prej tyre. Në Krushën e Vogël janë rrëmbyer e më pas janë zhdukur rreth 70 përqind e meshkujve që nga mosha 13 vjeçare deri në moshën 77 vjeçare. 83 gra kanë mbetur të veja. 113 burra e djem i mblodhën në një vend, i ekzekutuan dhe kufomat e tyre i dogjën.  270 burra janë vrarë në Krushën e Madhe. 352 burra në Korenie, 81 në Celinë,  36 në Trinjë e lista nuk ka të sosur. Emrat e viktimave janë botuar. Këtë rradhë po rreshtojmë emrat e masakruar në Krushën e Vogël fiks në datën 26 mars 1999. Janë plot njëqind e dhjetë vetë. Ja dhe emrat. Isni Elez Rashkaj, Nazmi Elez Rashkaj, Demir Nazmi Rashkaj, Kadri Nazmi Rashkaj, Refik Sadik Rashkaj, Ahmet Manush Berisha,Ramadan Jup Ramadani, Sabit Hysen Ramadani, Liman Hazer Limani, Avdyl Liman Limani, Nebi Hazer Limani, Luan Nebih Limnai, Adem Isuf Asllani, Asim Adem Asllani, Feim Adem Asllani, Muharrem Isuf Asllani, Nusret Muharrem Asllani, Nexhat Muharrem Asllani, Murat Bajram Ramadani, Salajdin Murat Ramadani, Afrim Lutfi Ramadani, Bajram Lutfi Ramadani, Shani Mahmut Hajdari, Halil Mahmut Hajdari, Hysni Mahmut Hajdari, Hysni Halil Hajdari, Qamil Mahmut Hajdari, Zenun Qamil Hajadri, Sait Mahmut Hajdari, Abaz Abedin Hajdari, Abedin Abaz Hajdari, Halim Abaz Hajdari, Salajdin Halim Hajdari, Nazim Halim Hajdari, Rasim Halim Hajdari, Vesel Halim Hajdari, Mursel Halim Hajdari, Bali Abvdyl Avdyli,  Enver Bali Avdyli, Avdi Bajram Batusha, Enver Avdi Batusha, Visar Avdi Batusha, Asllan Islam Batusha, Syl Sadik Batusha, Bekim Syl Batusha, Muharrem Dervish Batusha, Beqir Dervish Batusha, Njazi Beqir Batusha, Zaim Qazim Batusha, Feim Zaim Batusha, Mërgim Zaim Batusha, Ahmet Qazim Batusha, Burim Ahmet Batusha, Lirim Ahmet Batusha, Milaim Qazim Batusha, Haxhi Rasim Batusha, Sejdi Mehmet Batusha, Amrush Sejdi Batusha, Osman Mehmet Batusha, Skyfer Osman Batusha, Hysen Magjum Zylfiu, Nazim  Hysen Zylfiu, Afrim Hysen Zylfiu, Hamdi Dalip Zylfiu, Hamit Hamdi Zylfiu, Halim Haxhi Zylfiu, Xhelal Halim Zylfiu, Nikoll Shyt Prenkaj, Nue Shyt Prenkaj, Sejdi Haxhi Emrullahu, Nuredin Qazim Shehu, Sefer Nuredin Shehu, Fadil Nuredin Shehu, Xhafer Nuredin Shehu, Vesel Fadil Shehu, Visar Fadil Shehu, Adnan Sefer Shehu, Ajvaz Nuredin Shehu, Xhelal Sefer Shehu, Ismail Arif Shehu, Arif Ismail Shehu, Ismet Ibrahim Shehu, Mentor Ismet Shehu, Haxhi Avdyl Shehu, Arben Sadik Shehu, Destan Haki Shehu, Shefqet Destan Shehu, Aziz Haki Shehu, Sami Haziz Shehu, Selami Haziz Shehu, Miftar Haki Shehu, Nehat Miftar Shehu, Mehmet Miftar Shehu, Shani Qamil Shehu, Veli Qamil Shehu, Sali Shyqyri Shehu, Sahit Sali Shehu, Reshat Shyqyri Shehu, Bekim Reshat Shehu, Dervish Shyqyri Shehu, Raif Shyqyri Shehu, Nexhat Shyqyri Shehu, Xhavit Sali Shehu, Driton Sali Shehu, Nait Sali Shehu, Kujtim Reshat Sheu, Burim Refat Shehu, Flamur Reshat Sheu, Sinan Faik Shehu, Muhamet Ajet Emrullahu.

Po i përcjell lexuesit emrat e grave të Krushës së Vogël, të cilat humbën njerëzit e tyre të dashur. Le t’i kenë heronjtë e UÇK -së Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët i mbajnë padrejtësisht të izoluar në Hagë. Ja lista me pamjen e saj të zezë: -1)Nexhmije Hajdari ka humbur pesë djem. 2)Aishe Shehu, bashkëshortin dhe katër djem. 3)Qerime Asllani, bashkëshortin dhe dy djemtë. 4)Mejdie Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 5)Hatixhe Asllani, bashkshortin dhe tre djemtë. 6)Xhyferie Limani, bashkëshortin dhe djalin.7)Kimete Limani, bashkëshortin dhe djalin. 8)Shukrie Limani, bashkëshortin. 9)Vjollca Asllani, bashkëshortin. 10) Miserete Asllani, bashkëshortin. 11)Zyra Asllani, bashkëshortin. 12)Sofije Rashkaj, djalin. 13)Zahrije Rashkaj, bashkëshortin dhe dy djemtë. 14)Lumturie Asllani, bashkëshortin. 15)Edbie Shehu, bashkëshortin. 16)Xhyferie Shehu, bashkëshortin.17)Hanëmshahe Batusha, tre djem dhe pesë nipa. 18)Hyrishahe(Sefer) Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 19)Nurie Rashkaj, bashkëshortin. 20)Fatime Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 21)Myvedete Shehu, bashkëshortin. 22)Serbeze Shehu, bashkëshortin. 23)Merita Shehu, bashkëshortin. 24)Lirie Shehu, bashkëshortin. 25)Resmije Shehu, bashkëshortin. 26)Nesibie Shehu, bashkëshortin. 27)Vjollca Sheu, bashkëshortin. 28)Miserete Ramadani, bashkëshortin. 29)Miradije Ramadani, dy djemtë. 30)Xhyferie Ramadani, bashkëshortin dhe djalin. 31)ZylfieBatusha, bashkëshortin dhe djalin. 32)Afërdita Ramadani, bashkëshortin. 33)Hajrie Shehu, bashkëshortin. 34) Sakibe Berisha, bashkëshortin dhe djalin. 35)Havnije Hajdari, bashkëshortin. 36)Selvete Hajdari, bashkëshortin. 37)Shkurte Hajdari, bashkëshortin. 38)Drita Hajdari, bashkëshortin. 39)Sadije Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 40)Fetije Hajdari, bashkëshortin. 41)Zamire Hajdari, bashkëshortin. 42)Hidajete Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 43)Qelebie Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 44)Shkurte Hajdari, bashkëshortin. 45)Akile Zylfiu, bashkëshortin. 46)Fiqerie Zylfiu, bashkëshortin dhe vjehrrin. 47)Drita Batusha, bashkëshortin dhe vjehrrin. 48)Vezire Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 49)Atije Shehu, bashkëshortin dhe tre djemtë. 50)Akile Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 51)Shemsie Batusha, bashkëshortin. 52)Hyrmete Batusha, bashkëshortin. 53) Zahrije  Batusha, bashkëshortin. 54)Letafete Batusha, dy djemtë dhe dy nipa. 55)Nexhmije Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 56)Xhylije Batusha, bashkëshortin. 57)Burbuqe Batusha, bashkëshortin. 58)Xhylferie Batusha, bashkëshortin dhe djalin.59)Lumnije Ramadani, bashkëshortin. 60)Nazmije Ramdani, bashkëshortin dhe djalin. 61)Elfete Ramadani, bashkëshortin. 62)Kade Ramadani, bashkëshortin. 63)Roze Prenkaj, bashkëshortin. 64)Zoje Prenkaj, bashkëshortin. 65)Shukrie Shehu, bashkëshortin. 66)Sanije Shehu, bashkëshortin. 67)Flurie Shehu, bashkëshortin. 68)Fiqerie Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 69)Luljeta Shehu, bashkëshortin. 70)Naxhije Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 71)Naxhije Shehu, djalin. 72)Hana Emrullahu, bashkëshortin dhe djalin. 73)Ziza Zylfiu, bashkëshortin dhe djalin. 74)Rrahime Zylfiu, bashëkshortin. 75) Zylfie Zylfiu, bashkëshortin dhe djalin. 76)Sabrie Batusha, bashkëshortin dhe djalin. 77) Zylfie Batusha, bashkëshortin. 78)Violeta Krasniqi, bashkëshortin dhe vjehrrin. 79)Azize Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 80) Zepa Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 81)Hyrishahe(Sadik)Shehu, djalin. 82)Lavdie Shehu, bashkëshortin. 83)Fetie Shehu, djalin. 84)Xhyzidie Batusha, djalin. 85)Hidajete Asllani, bashkëshortin. 86)Behare Shehu, bashkëshortin. 87)Nexhmije Shehu, bashkëshortin. 88)Remzie Batusha, bashkëshortin.

Gjyqtarëve të Hagës po u bëjmë të njohur gjithashtu kriminelët serbë që kryen masakrën në të dy Krushat dhe në fshatrat e Rahovecit në mars të vitit 1999 e ku skenat apokaliptike i pa i gjithë planeti? Në dosje kam të gjitha gjenialitet, të cilat padyshim i kanë dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa. Po shënojmë vetëm emrat për lexuesit e gazetës.

1)SVETA TASIQ(polic). 2)MOMÇILO NIKOLIQ(polic). 3)DIMITRIJA NIKOLIQ.  4)SAVA NIKOLIQ. 5)ZILATKO GJERGJEVIQ. 6) GJEORGJE CVETKOVIQ. 7) RANKO NIKOLIQ. 8)RANKO(CULI)PETKOVIQ. 9)ZVEZDAN NIKOLIQ. 10)GORULUB (GORIÇI) GJERGJEVIQ. 11)RASHKO NIKOLIQ. 12)KRUNISLLAV NIKOLIQ. 13)DRAGOLUB NIKOLIQ. 14)NOVICA NIKOLIQ. 15)STANIMIR NIKOLIQ. 16)MILADIN NIKOLIQ. 17)VITKO NIKOLIQ. 18)RADE NIKOLIQ. 19)DANILLO NIKOLIQ. 20)BLLOGOJE(BAZHI) NIKOLIQ. 21)BOGULB NIKOLIQ. 22)GORAN NIKOLIQ. 23)BOBAN NIKOLIQ. 24)MILOSH NIKOLIQ. 25)SREÇKO(KEKA)TASIQ. 26)DARKO TASIQ. 27)STAJKO(VUÇE) PETKOVIQ. 28)SASHA PETKOVIQ. 29)DOJÇILO PETKOVIQ. 30)DOBRI PETKOVIQ 31)PREDRAG(DRAGI) PETKOVIQ. 32)BORISLAV CETKOVIQ. 33)GORAN PETKOVIQ. 34)NENAD PETKOVIQ. 35)GOLLUB PETKOVIQ. 36)DEJAN PETKOVIQ. 37)MILOSH PETKOVIQ. 38)STEVAN PETKOVIQ. 39)GOROLUB(TRAJÇE) CVETKOVIQ. 40)MILADEN(MADA)GJERGJEVIC. 41)BOSHKO GJREGJEVIC. 42)NEBJOSHA GJERGJEVIC. 43)SLLAVKO PETKOVIQ. 44)JOVAN(GALLI) PETKOVIQ. 45)ALEKSANDAR(GOCKI) PETKOVIQ. 46)PERA STANKOVIQ. 47)STANISLLAV(TANI)DIMITRIJE. 48)KRSTA NIKOLIQ. 49)DUSHKO NIKOLIQ. 50)NENAD NIKOLIQ. 51)BLLOGOJE NIKOLIQ. 52)CVETKO NIKOLIQ. 53)BAJRAM(rom) GASHI. 54)AGIM GASHI(rom). 55)LULZIM GASHI(rom). 56)JOVAN (JOVÇI) NIKOLIQ. 57)STANKO CVETKOVIQ. 58)TOMCE CVEKTOVIQ. 59)DRAGAN TOMIQ.

Shumë rrugë në Krushën e Madhe kujtojnë emrat e mallkuar të milicëve që qëlluan krushasit e pa mbrojtur. Sot krushasit thonë se në rrugën mbi Celinë hapi zjarr Miladin Nikoliqi. Populli gjithçka e ka fiksuar. Edhe fëmijët i kanë mësuar emrat e milicëve serb që kryen masakrën e pashëmbullt. Në orët e masakrës së llahtarëshme një burrë mer në duar djepin, ku e shoqja kishte lidhur djalin e vogël. Kur shtëpisë po i vihej flaka e zonja e shtëpisë u ndodh tek komshia. Dhe i shoqi mer djepin në duar dhe vrapon. Por në një udhë me gorrica militarët serb e vrasin krushasin, që kishte në duar djalin e vogël të lidhur në djep. Të nesërmen e shoqja, e cila po kërkonte burrin dhe djalin që e la në djep, dëgjon në udhën mbi vorreza të qara të një fëmije. Aty ajo gjen burrin e vrarë dhe fëmijën që qante. Djalin e ruante macja e shtëpisë me dy kotele të vogla.

Krimet e serbëve nuk i nxë asnjë enciklopedi. Gjyqtarët e Hagës bëjnë mirë që t’i njohin. Salih Mustafa e të tjerët janë heronjtë e Kosovës. Fitimtarët nuk gjykohen. Lavdi Salih Mustafës! Drejtësia do të triumfojë. Nuk ka si të ndodh ndryshe. Ka ikur koha e Don Kishotit,  i cili “/Botën prapa desh ta kthente//Dhe në ushtë ta mbërthente/”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *