Kryeministri Edi Rama, ndodhej këtë pasdite në Dibër për të vazhduar turin e falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama shprehet se gratë ja kanë dëgjuar fjalën dhe e kanë zbatuar ‘amanetin’ e tij, që ti mbyllin burrat në shtëpi ditën e zgjedhjeve.
Sarkazma e kryeministrit vazhdon me një falënderim të posaçëm kundrejt të gjitha atyre grave që u kërkoi ndihmë.
“Unë nuk rri dot pa i ndarë në këtë falënderim të posaçëm duke i thënë se i kam kërkuar ndihmë grave. E kam me gratë e të djathtëve që kanë ndikuar te një pjesë e mirë e atyre burrave që të mos dalin nga shtëpia atë ditë. I falenderoj shumë”,- u shpreh Rama.