Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan.
Dyshohet se shtetasi me iniciale A.G., ka mbajtur në automjetin e tij një shtetase pa dëshirën e saj.
Sakaq janë arrestuar dhe proceduar penalisht dhe 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin:
- Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin:
- Sh., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin O. G., 20 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Shijon, Elbasan, ka djegur me zjarr nga pakujdesia një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A. G., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij, një shtetase, pa dëshirën e saj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.