Mbante armë të ftohta me vete, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Një 27-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

27- vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë)”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrolleve “blic”, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e pesonave që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 27-vjeçarit, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë)”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *