Një 50-vjeçar nga Tirana u arrestua diten e sotme pasi gjatë një kontrolli në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit tij ku janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.
Mbi shtetasin rëndojnë akuza si veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë / Brenda 24 orëve, 2 raste të evidentuara dhe të goditura të kontrabandës së mallrave të ndryshme.
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë edhe një rast tjetër i mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasin shtetasin:
– I. Sh., 50 vjeç, banues në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.