Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Sportin (CIES) ka nxjerrë së fundmi listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë dhe çmimin e tyre përkatës.
Kjo listë kryesohet nga mesfushori anglez Xhud Belingham, me një çmim prej 208 milionë eurosh, i cili duket se ka parakaluar Kilië Mbape dhe Erling Haland.
Por francezi dhe norvegjezi nuk ndodhen as në vendin e dytë, pasi atë e mban anglezi tjetër, Fil Foden, i cili sipas CIES kushton 200 milionë euro.
Në vendin e tretë ndodhet Mbape, me një çmim prej 191 milionë eurosh, teksa ndiqet nga Vinisius Zhunior, me 1 milionë euro më pak.
Haland nuk shkon më shumë se vendi i 5, që sipas CIES, kushton 175 milionë euro.
Xhud Belingham, talenti 19-vjeçar i Borusias së Dortmundit dhe kombëtares angleze, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha mbi të. Siç ka raportuar “AS”, pritet një takim mes mesfushorit dhe drejtuesve të verdhezinjve në të cilin lojtari do të kërkojë një transferim në fund të sezonit.
Në listë nuk mungojnë admiruesit nga Reali i Madridit te Barcelona, Çelsi, Liverpuli dhe Mançester Siti. Spanjollët duket se janë në pole position falë dëshirës së lojtarit për t’u transferuar në “Camp Nou”.
Pa një klauzolë largimi në kontratë, mendohet se Borusia e Dortmundit do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për shumën bazë, për një total që me bonuset mund të arrijë edhe në 150 milionë.
Megjithatë, ky vlerësim i bërë nga CIES për futbollistët me vlerën më të lartë mund të bëjë që shuma e kartonit të anglezit të rritet akoma më shumë.