Një nga trashëgimitë më fatkeqe të Euro 2020 ishte abuzimi racial në internet i pësuar nga tre lojtarët anglezë që humbën penalltitë në finale.Që atëherë, thirrjet për ndryshim janë rritur nga lojtarët që kërkojnë dhe një zë i profilit të lartë i është bashkuar korit, ai është Kylian Mbappe.
“Duhet të fillojmë me rrjetet sociale”, tha sulmuesi i PSG Kylian Mbappe i cili foli për Becky Anderson në CNN, kur u pyet se çfarë veprimi nevojitet për të trajtuar racizmin në ndeshje.
Pasi Mbappe humbi penalltinë vendimtare në humbjen e ekipit të tij kombëtar ndaj Zvicrës në Euro 2020 , ai vetë dyshohet se ishte subjekt i abuzimeve raciste në internet.
Në një ndeshje tjetër kundër Hungarisë, tifozët e përshëndetën lojtarin me thirrje majmuni, duke bërë që UEFA, organi drejtues i futbollit evropian, të hetojë atë dhe rastet e tjera të abuzimit gjatë gjithë turneut.Sulmet ishin të vështira dhe më lënduan tha Mbappe. Unë jap më të mirën time për vendin tim. Unë jap gjithçka që ti bëjë njerëzit e lumtur.” Shtoi Mbappe.