Javier Tebas, persidenti i La Liga, ka folur së fundmi për lëvizjet “Big’ dhe ka theksuar se duhen modele për tu zhvilluar dhe jo emra.
“Nëse Mbappe vjen, siç duket se po ndodh, sigurisht që është pozitive për të gjithë, por më pëlqen të përdor Italinë si shembull për të dërguar një mesazh. Nëse ardhja e lojtarëve të mëdhenj nuk shoqërohet me një impuls të përgjithshëm, atëherë është e kotë.
Serie A ka pasur një avantazh të madh tatimor falë ndihmës së qeverisë me uljen e taksave për ata që transferohen nga jashtë në Itali. Ata kanë mundur të mirëpresin lojtarë të nivelit të Cristiano Ronaldo dhe emra të tjerë të rëndësishëm.
Serie A jo vetëm që nuk është rritur, përkundrazi ka rënë. Rasti i Italisë tregon se nuk mjaftojnë vetëm lojtarët, nevojiten vendime të përshtatshme që sjellin rritjen e gjithë lëvizjes. Mbappe dhe Haaland mund të vijnë në LaLiga, por pa një model të saktë është e kotë”, shprehet Tebas.