Carlo Ancelotti ka folur për mediat në lidhje me ndeshjen e nesërme (e diel) ndaj Espanyolit, ndërsa ai gjithashtu foli për komentin e Karim Benzema se Kylian Mbappe përfundimisht do të bashkohet me Real Madridin një ditë.
Italiani u përgjigj me disa sarkazma, por gjithashtu duke pranuar se ardhja e Mbappes herët a vonë është e pashmangshme.
“Kjo është e mrekullueshme. Shpresoj që Mbappe ta shijojë sepse Real Madridi është klubi më i madh në botë”, ka thënë Ancelotti në përgjigje të komentit të Benzemas.
Duke vazhduar të fliste për ndeshjen me Espanyolin, Ancelotti zbuloi se nuk kishte arritur të flinte shumë pas humbjes zhgënjyese ndaj Sheriff Tiraspol.
“Ajo humbje dëmtoi krenarinë tonë, por unë mendoj se ne do të reagojmë kundër Espanyolit”.
“Ne do të japim gjithçka, edhe pse mbani në mend se ne gjithashtu dhamë gjithçka kundër Sheriffit”.
“Kur humbas, unë gjithashtu humbas gjumin ndërsa vazhdoj të mendoj për atë që ndodhi. Kjo më ndodh mua sa herë që nuk fitojmë. Megjithatë, emocionalisht, një humbje si ajo e Sheriffit më bën më të fortë”.
“Ne papritmas kemi luftuar për të shënuar gola dhe duhet ta ndryshojmë atë në ndeshjet e ardhshme, por ky është futbolli”.
🔴🎙️ 𝙀𝙉 𝘿𝙄𝙍𝙀𝘾𝙏𝙊 | ¡Rueda de prensa de @MrAncelotti en la previa del #EspanyolRealMadrid! https://t.co/ltU7gaUQEL
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 2, 2021
Ancelotti zbuloi në fund gjithashtu në konferencën e tij për shtyp se Ferland Mendy, Marcelo dhe Dani Carvajal mbeten jashtë shkaku i lëndimit, por se ata duhet të kthehen pas pushimit ndërkombëtar në ndeshjet e tetorit.
/Priza.al/