Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në Dajt, për të nisur edhe sesionin e ri politik pas pushimeve verore. Në takim do të marrin pjesë ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve dhe do të diskutohet shqyrtimi i punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim.
Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00 dhe pritet që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.
Në datën 2 shtator në orën 17:00 do të hapë punimet sesioni i ri parlamentar, këtë herë nën drejtimin e kryetares së re Elisa Spiropali.
Ndërsa më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.