Mbas deklaratave të forta për Einxhel Shkirën, Stresi papritur “ndërron mendje”

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Luashaj, mesa duket ka ndryshuar mendim për ish-banoren e Big Brother Einxhel Shkira.

Gjatë një loje me vezë në pyetjen që i është bërë ai është përgjigjur se ish-banorja e Big- Brother është nje vajzë shumë e mirë dhe me karakter të fortë.

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje çdo femre sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’”, shprehet Stresi.

Rikujtojmë së gjithçka mes tyre ka lindur për shkak të një postimi në Instagram të bërë nga reperi për Einxhelin ku ka shprehur revoltën e tij për të gjithë personat qe nuk kanë qënë të pranishëm në atë protestë ose që i kanë dalë kundër, në kohën që ai ishte pjesë e një proteste që po zhvillohej për të ndjerin Klodian Rasha.

Ndërsa kjo e fundit me anë të një postimi është shprehur se nuk dilte në protesë për të shkatërruar qytetin e saj, por që e bënte atë gjest përditë me anë të veprave të saj. I ashpër ka qënë reagimi i Stresit ku e ka ofenduar Einxhelin në një “Inastastory” ku më pas ky postim ndezi edhe debate të shumta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *