Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 22ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 35°C.
Era do të jetë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Sugjerohet shmangia e daljes gjatë orëve kur temperaturat do të kapin kulmin e tyre, nga ora 11:00-14:00.
/Priza.al/