Mbërrin në atdhe trupi i mjekut Isuf Kalo, mbahen nesër homazhe në Akademinë e Shkencave

Trupi i mjekut të njohur Isuf Kalo ka mbërritur në atdhe mbrëmjen e sotme.

Homazhet në nder të emrit dhe kontributit të tij të vyer shkencor, do mbahen të premten datë 27 janar, nga ora 10.00 në 13.00 në Akademinë e Shkencave.

Fjala e përcjelljes do të mbahet nga anëtari i Akademisë Prof. Anesti Kondili në orën 11.00. Isuf Kalo do të prehet në Luzat të Tepelenës të shtunën në orën 12.00

Kujtojmë se profesori dhe mjeku Isuf Kalo ka ndërruar jetë më 19 janar në moshën 80-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mjeku i njohur Isuf Kalo lindi në 1942 në Luzat të Tepelenës. Ai u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Tiranës në 1964. Profesor Kalo është specializuar për Diabetologji dhe Endokrinologji në disa vende të Europës. Ai ishte një nga pionierët e këtyre fushave në Shqipëri.

Për disa vjet ai ishte kreu i Endokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Mbante gradën Doktor në Shkencat Mjekësore, deri në vitin 1985, doktor Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës.

Nga viti 1991 deri në 2004 ai punoi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Zyrën Rajonale për Europën në Kopenhagen, ku drejtoi Programin Europian për Diabetin dhe më vonë Programin për Cilësinë e Sistemit Shëndetësor, në Europë.

Dr. Kalo është autor i shumë studimeve të publikuara në revistat e profilizuara mjekësore ai dhe anëtar nderi i disa bordeve ndërkombëtare të shoqatave mjekësore në Europë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *