Mbërrin në portin e Durrësit anija tregtare me 3,040 ton grurë nga Turqi

Një anije tregtare ka mbërritur në kalatën nr 4 të portit të Durrësit duke ngarkuar një sasi prej 3,040 ton grurë. Kjo sasi gruri u transportua nga anija tregtare ‘Okhotsk’ e cila vjen nga lundrimi 18 ditor nga Porti i Samsunit nga Turqia.

Kujtojmë se kjo është sasia e dytë që mbërrin në portin e Durrësit, më herët në kalatën numër 2, mbërriti nga Ukraina 6 mijë ton grurë.

Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës gjatë muajit gusht në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës. Në Ukrainë ka disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin. Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *