Mbërrin nga Çekia helikopteri i premtuar nga BE! Ambasadori çek: Ka kapacitet 1000 litra, jemi këtu që t’u ndihmojmë

Ashtu sikurse ishte premtuar Bashkimi Europian ka filluar ndihmën ndaj Shqipërisë në’ luftën’ kundër zjarreve. Ndërkaq, ka mbërritur nga Çekia helikopteri i parë nga 3 që pritet të vijnë në ndihmë të vendit tonë për të përballuar situatën me zjarret.

Ambasadori i Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva ka deklaruar se helikopteri ka kapacitet 1000 litra ndërsa theksoi se Çekia është gati ta ndihmojë vendin tonë.

“Nesër fillojmë nga puna. Helikopteri do të qëndrojë për një javë në Shqipëri. Nëse situata e zjarreve agravohet, helikopteri do të qëndrojë më shumë kohë. Kapaciteti i helikopterit 1000 litra. Kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati, e dimë që situata ka agrvuar në Vlorë prandaj jemi këtu që tu ndihmojmë.

Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare, kërkesa shkon në Bruksel fillimisht. Qeveria shqiptare ka kërkuar 1 helikopter nga Çekia dhe 2 nga Holanda. Unë besoj që nuk është pyetje për mua por kam besim që çdo gjë do jetë në rregull. Kemi ndihmuar para 2 vitesh me tërmetin por me helikopterët është hera e parë”, tha ai.

Alexis Hupin, shefi politik i delegacionit të BE-së, shtoi se pak më vonë, pritet që në Shqipëri të vijën edhe dy helikopterët nga Holanda.

“Pak më vonë do të vijnë edhe dy helikopterët nga Holanda,”- tha Hupin.

Holanda dhe Çekia iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për ndihmë e cila për 14 ditë është në luftë me flakët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *