Mbërriti me gomone, shqiptari kthehet në trafikant njerëzish, detajet e operacionit të NCA në Angli

Tre persona që trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtorë pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Pistiwan Jameel, 54 vjeç nga Birmighan kishte kontakte me bandat e kontrabandës së njerëzve me bazë në Francë dhe ndërmjetësonte në gjetjen e klientëve. Një nga klientët ishte shqiptari 39-vjeçari Artan halilaj.

Gjatë hetimeve, oficerët e NCA-së vëzhguan takimin e Jameel me Halilajn në Birmighan më 1 shtator 2023. Në këtë takim u bë dorëzim parash dhe më pas, në një telefonatë, Jameel shprehet: “Tre pasagjerët e mi janë të gjithë mirë për të shkuar, gjithçka në rregull”.

Shqiptari në atë kohë jetonte në Southall, kishte mbërritur vetë me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të vitit 2023. Ai kërkoi azil, por u zhduk nga hoteli ku supozohej të qëndronte teksa kërkesa e tij përpunohej nga Home Office.

Autoritetet thonë se Halilaj po organizonte kalimin për të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël të nesërmen më 2 shtator dhe në celularin e tij, u gjetën kontaktet me Jameel.

Oficerët e NCA në 23 tetor 2023 arrestuan Halialjn dhe Jameel, ndërsa Fiorentino Halilaj u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku po mbahet.

Artan Halilaj e mohoi përfshirjen por ditë ne sotme ai u shpall fajtor pas një gjyqi njëjavor në Birmingham Croën Court. Ndërkohë të tre do të mësojnë dënimin e tyre ne 3 dhjetor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *