Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit ka mbërritur e dashura kosovare e Nuredin Dumanit, Mirjetë Hajdini ku ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku “hija” (Dumani) mbeti i plagosur.
Për këtë ngjarje shtetasja kosovare akuzohet për fshehjen e armës dhe përkrahjen e autorit të krimit.
Gjatë dëshmisë së saj Hajdini mësohet të ketë thënë se së shpejti do të do fejohej me Dumanin dhe se e dinte që ishte 27 -vjeç.
“E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpeti”, mësohet të kenë qenë fjalët e saj.
Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka marrë masën “Detyrim Paraqitje” për kosovaren./Priza.al