George Floyd, afro-amerikani që u vra nga policia në SHBA bëri bujë nnë të gjthë botën, por një ngjarje e rende që ka lidhje me të ka ndodhur sërish ditën e sotme.
Mbesa e tij 4-vjeçare, u qëllua teksa flinte në shtratin e saj. Mediat amerikane raportojnë se vogëlushja ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Plumbat, siç transmetohet nga ABC 13 Houston , i shpuan mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen tre brinjë.
Autoritetet policore ende nuk janë në gjendje të dinë nëse sulmi është kryer nga një apo më shumë autorë dhe as motivet e ngjarjes.
Familja e vajzës së vogël shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e George Floyd.
/Priza.al/