Mbesa e Lady Diana-s,Lady Kitty Spencer, kurorëzon dashurinë me 62-vjeçarin

Lady Kitty Spencer, mbesa e Lady Diana-s, është martuar këtë fundjavë. 30-vjeçarja u kurorëzua me një manjat të modës, Michael Lewis, 62 vjeç, në një ceremoni në Villa Aldo Brandini në Frascati, Itali.

‘People’ shkruan se Kitty veshi një fustan Dolce & Gabbana nga epoka viktoriane, me jakë të mbyllur, kopsa në pjesën e përparme dhe vello të gjatë, ndërsa u shoqërua nga vëllezërit Louis Spencer dhe Samuel Aitken.

Lady Spencer është vajza e madhe e vëllait të Princeshës së Uellsit, Charles Spencer, Warl Spencer i 9-të. 30-vjeçarja është një modele profesioniste që bëri debutimin e saj në pasarelë për Dolce & Gabbana në vitin 2017. Fejesa me Lewis u njoftua në janar të 2020.

Pavarësisht raporteve të mira që princ William dhe Harry kanë me familjen e nënës së tyre, mendohet që ata nuk ishin të pranishëm në dasmë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *